Showbiz

Vetëm pas 5 muajsh i vogli i saj operohet, Almeda Abazi: “Djalin tim e kapi syri i keq”

Efehan, vogëlushi i Almeda Abazit dhe aktorit turk Tolgahan Sayışman, i është nënshtruar një operacioni të papritur për të hequr disa kiste në kokë.

Lajmin e ka bërë të ditur revista turke “2.Sayfa” të cilët rrëfyen se Almeda dhe Tolgahan ishin mjaft të shqetësuar. Fatmirësisht ndërhyrja rezultoi e suksesshme ashtu siç ishte parashikuar.

Pritja për daljen e vogëlushit 5 muajsh nga salla e operacionit ishte tepër e vështirë për modelen shqiptare e cila u shpreh se djalin e saj e kapi syri i keq.

Efehan së fundmi është bërë pjesë e serialit ku është pjesë babai i tij.