Celebrities Gossip Showbiz

Victoria Beckham e konfirmon: “Spice Girls” ka ndikuar në famën e Beyonce”

Mesa duket, “Spice Girls” mund të kenë ndikimin e tyre për fatin e Beyonce si një ikonë globale. Teksa foli për episodin e fundit të podcastit “Breaking Beauty”, manjatja e modës dhe artistja e hiteve të shumta muzikore, Victoria Beckham – e njohur si Posh Spice gjatë karrierës në “Spice Girls| në fund të viteve ’90 – zbuloi se ish-grupi mund të ketë frymëzuar trajektoren e Beyoncé në industrinë e muzikës.

“Unë nuk flas më shumë për këtë, por ajo që unë kujtoj është se ne frymëzuam shumë gra të reja. Kur u takova me Beyonce disa vite më parë, ajo në të vërtetë më tha: ‘Ishte “Spice Girls” që më frymëzoi dhe më bëri të dëshiroj të bëj atë që bëj, dhe më bëri krenare që isha një vajzë dhe krenare për atë që jam sot’. Kur dikush si Beyonce, e cili është aq ikonike dhe një grua kaq e fortë, thotë se ajo ishte frymëzuar nga “Spice Girls”, kjo është diçka. Ajo tha se rrënjët e vetbesimit të saj kanë lidhje me “Spice Girls”.

“Spice Girls” u shndërruan në ikona ndërkombëtare falë muzikës së tyre frymëzuese dhe mesazhit të tyre të përgjithshëm të “fuqisë së vajzave”, e cila nisi një valë të fuqizimit të grave dhe ndezi një interes të ri për kulturën pop, muzikën dhe modën britanike në atë kohë.

Vitin e kaluar ato u ribashkuan pas 1 dekade për një turne muzikor dhe për projekte të reja të cilat fatkeqësisht u ndërprenë për shkak të pandemisë. Një tjetër lajm i keq është se Victoria Beckam nuk ka pranuar t’i ribashkohet vajzave të tjera. Ajo ka preferuar të qëndrojë pranë familjes dhe bizneseve të saj.