Showbiz

Victoria Beckham lançon linjën e re të buzëkuqve të quajtur “Posh” por rrëfen përse e urren këtë nofkë

Ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girls” sapo ka lançuar koleksionin më të ri të buzëkuqve me emrin “Posh” që ka qenë nofta e saj kur ishte pjesë e grupit të famshëm.

Ajo ka sqaruar se megjithëse i ka dhënë një tjetër ngjyrim këtij pseudonimi, të ishte “Posh Spice” nuk ishte zgjedhja e saj e parë. “Mu vendos emri Posh gjatë një dreke kur po jepnim një intervistë për “Top of The Pops” me Peter Loraine në vitin 1996. Nuk mund të them që do të ishte zgjedhja ime e parë. U rrita me këtë emër që më përfaqësonte kudo dhe kurdo. Me kalimin e viteve mësova si ta bëj timen” -tha Beckham.

Pas ribashkimit të “Spice Girls”, bashkëshortja e yllit të futbollit David Beckham nuk ka pranuar të jetë më pjesë e grupit as për projekte të reja muzikore e as për turneun botëror për të cilën ato kanë muaj që përgatiten.