Celebrities Gossip Showbiz

Victoria Beckham pozon me fustanin elegant dhe ‘rrëmben’ pëlqimet e të gjithëve!

Victoria Beckham është një nga gratë më të bukura dhe më të dashura të showbiz-it të huaj. Tepër e bukur, me një karrierë të suksesshme dhe një familje të dashur, Victoria Beckham është gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Këtë të premte Victoria dukej e mrekkullueshme e shfaqur me një fustan të zi, që nxirrte në pah trupin e saj të hollë. Ylli i kishte flokët e kapur sipër teksa pozoi para një pasqyre. Teksa pamjen e saj e kompletoi me një palë taka të zeza dhe aksesorë, Victoria ‘rrëmbeu’ komentet pozitive të fansave.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Victoria pozon me një fustan të zi të shkurtër. Në fillim të këtij muaji, Victoria Beckham tregoi se ishte mishërimi i elegancës në postimin e saj në Instagram, të cilin e ndau teksa ishte në xhirime për markën e saj të modës.

Dizajnerja veshi një fustan të zi, të cilin e bashkoi me një palë taka të koordinuara teksa ishte mbështetur në një panel muri gri. Duke paraqitur një imazh me dorën e saj në ijë, ajo shkëlqeu në postim. Një foto e dytë e shfaqi atë të bënte një selfie përmes një ekrani të monitorit.