Aktualitet

Vrau Klodian Rashën, dënohet me 10 vite burg ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj

Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, është dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës.

Gjykata e dënoi me 15 vite burg Hajdarajn, por për shkak të gjykimi të shkurtuar përfundimisht u dënua me 10 vite burg.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar një dënim prej 20 vitesh burg për ish-efektivin e forcave “Shqiponja” për vrasjen e ndodhur më 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Nevaldo Hajdaraj ka kërkuar falje dhe i ka shprehur ngushëllime familjes së Rashës në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e sotme.

Avokati i Nevaldo Hajdarajt, Adriatik Cama i cili mbeti i plagosur rreth dy muaj më parë në vrasjen e Kudret Saliajt ishte i pranishëm në sallën e gjyqit së bashku me të pandehurin.

Mësohet se ai ka kërkuar që Hajdaraj të mos dënohet për veprën penale vrasje me dashje. Sipas tij, vrasja e Rashës është në kapërcim të kushteve të mbrojtjes çka përkthehet në një dënim më të ulët.