Bota

Vuan nga kanceri i prostatës, shefi i Pentagonit në spital/Kompetencat ia kalon zëvendëses!

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin është shtruar në spital për shkak të problemeve me fshikëzën, duke ia transferuar përgjegjësitë zëvendëses së tij. Njoftimin e dha Pentagoni. Austin vuan nga kanceri i prostatës. Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, përmes një deklarate,

Nënsekretarja amerikane e Mbrojtjes, Kathleen Hicks mori funksionet dhe përgjegjësitë pak para 17:00-ës sipas orës lokale. Për këtë janë njoftuar Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi. Austin është pranuar në një njësi të kujdesit kritik në Qendrën Kombëtare Spitalore Ushtarake “Walter Reed”, për mbështetje shëndetësore dhe monitorim.

Ky njoftim rreth shëndetit të shefit të Pentagonit vjen pasi Austin, 70 vjeç, paraprakisht e pati mbajtur sekret shtrimin në spital dhe nuk kishte njoftuar menjëherë presidentin amerikan, Joe Biden lidhur me diagnozën e tij të kancerit duke nxitur kritika. Kjo pasi Shtetet e Bashkuara po përballen me krizat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Austin nuk po shfaqej në publik gjatë trajtimit spitalor në dhjetor e më pas në janar, pasi pati ndërlikime gjatë një procedure. Këtë herë, publiku u njoftua dy orë pasi ai u dërgua në spital dje pasdite.

Austin u dërgua nga ekipi i tij i sigurisë. Shefi i mbrojtjes mori me vete sisteme të klasifikuara të komunikimit dhe do të mbajë detyrat.

Por, në njoftimin e dytë u bë e ditur se Hicks do të merrte përgjegjësitë e Austinit.

Aktualisht nuk është e qartë se sa do të qëndrojë në spital sekretari Austin.

Kështu u tha në deklaratën e fundit të Pentagonit, që iu referua Dr.John Maddox dhe Dr.Gregory Chesnut nga spitali “Walter Reed” që gjendet në Maryland.

Muajin e kaluar, Austin kërkoi falje pasi u përball me kritika se kishte mbajtur sekret shtrimin paraprak në spital.

Eshtë dashur që ta njoftoja presidentin për diagnozën time me kancer.

Shtrimi i tij në spital po ndodh në kohën kur Amerika po përballet me krizat në Lindjen e Mesme e ku forcat amerikane në Irak dhe Siri pothuajse çdo ditë po përballen me sulme nga militantët e mbështetur nga Irani, në shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes së Uashingtonit për Izraelin.

Zyrtari më i lartë i mbrojtjes në SHBA, po ashtu konsiderohet figurë kyçe në përpjekjet e administratës Biden për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus teksa ligjvënësit republikanë në Kongres po refuzojnë të miratojnë ndihmën e re ushtarake për Kievin.