Rajoni

Vuçiç: Do loboj në SHBA kundër rezolutës për Srebrenicën në OKB!

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ka marrë konfirmimin zyrtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se “do të lobojnë jashtëzakonisht fort për një rezolutë në Srebrenicë”.

“Unë u kam konfirmuar atyre se do të luftoj jashtëzakonisht shumë kundër lobimit të tyre dhe kundër të gjitha qëndrimeve të tyre për këtë çështje dhe do të vazhdoj ta bëj këtë me të gjitha forcat e mia”, tha Vuçiç.

Vuçic njoftoi se për këtë çështje do të shkojë në Nju Jork për të biseduar me vendet mike.

Ai u shpreh gjithashtu se i ka shkruar një letër Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe ka folur me të për rezolutën për Srebrenicën.

“Letra do të dërgohet nga i dërguari special Vuk Jeremiç, dhe të gjitha mesazhet e mia verbale do të dërgohen, do të kemi të dërguar specialë edhe në adresat tjera, tha Vuçiç.

I pari i Serbisë foli edhe për arrestimin e një serbi në Zveçan duke e quajtur një burrë trim që më parë ishte plagosur nga “terroristët shqiptarë”.