Showbiz

Whitney Houston rikthehet në turne si hologram

Këngëtarja ikonë e muzikës, Whitney Houston do të mund të ngrohë zemrat e të gjithë fansave të saj të cilët së shpejti do ta shohin në një turne.

Ajo ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare pasi u mbyt në vaskën e një hoteli për shkak të një mbidoze në vitin 2012.

Lajmi për startimin e këtij turneu e bëri të ditur ish-menaxherja dhe kunata e artistes së ndjerë Pat Houston.

Ajo shpjegoi se kompania që do të mundësojë hologramin e këngëtares është “Base Hologram”, se zëri do të jetë autentik dhe do të shoqërohet gjithashtu edhe nga orkestra.