Celebrities Showbiz

Xheisara përlotet teksa tregon historinë për jetën e saj!

“Big Brother Vip Albania” është një nga programet televizive më të ndjekura të momentit, me një shikueshmëri shumë të lartë. Në vetëm pak kohë, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, fituan zemrat e publikut dhe u kthyen në qendër të vëmendjes mediatike. Të gjithë banorët vendosen në qendër të vëmendjes në lidhje me gjithçka që ata bëjnë dhe thonë.

Xheisara është një nga banoret më të reja të shtëpisë. Ajo është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës shqiptare dhe ka marrë pjesë në disa prej festivaleve më me emër në Shqipëri si dhe ka bërë një sërë bashkëpunimesh me artistë të tjerë shqiptarë dhe jo vetëm. Një pjesë prej jush mund të mos e kujtojnë dot këngëtaren, por Xheisara ka marrë pjesë dhe në talent show-n “The Voice Of Albania”. E duket se Xheisara ka qenë gjithashtu shumë e komentuar për shkak të disa situatave të krijuara me disa nga banorët që në momentin e hyrjes së saj brenda shtëpisë.

Së fundmi, ajo ka ndarë historinë e saj prekëse. Xheisara ka rrëfyer se nuk flet me një pjesë të familjes së saj, sepse kur është bërë këngëtare, ata nuk e kanë pranuar këtë vendim. Ajo tha se ata donin ta fejonin në moshë të vogël, gjë që ka bërë të largohet nga shtëpia.

Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas seps kur jam bë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedhur se kanë dashur të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar. Kami ikur 17 vjeçe nga shtëpia. Edhe kam fjetur 20 ditë rrugëve në Tiranë. Edhe mamit i thoja jam shumë mirë. Kam 9 vite që jetoj vetëm. 9 vite që nuk kam patur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë.

Rikujtojmë se, Xheisara duket se ‘nuk po gjen paqe’ me Einxhel. Vajzat patën dhe një moment debati gjatë Prime-t të kaluar, ku Einxhel u shpreh se nuk e di se çfarë kërkon Xheisara pasi ajo nuk mund ta trajtoj si mysafire, ndërkohë që ka të drejtë nominimi. Xheisara e ka shprehur sërish pakënaqësinë ndaj sjelljes së Einxhel gjatë një bisede me Eltonin dhe Tanin, duke u shprehur se priste që ajo të ishte më suportuese.