Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limanit i është anuluar koncerti, por cila ishte arsyeja?

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Ditën e sotme Ylli ka bërë një lajmërim për ndjekësit e tij në Instastory, ku ka treguar se një nga koncertet e tij mbrëmjen e sotme është anuluar. Kjo për shkak se ligji nuk e lejon muzikën pas orës 23:00 në ambjente të hapura dhe Ylli ka sqaruar situatën duke treguar ndjekësve se do të shihen së shpejti.

E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij nga përditshmëria. Si ka ndodhur dhe së fundmi, ku teksa ka ripostuar një Instastory të një fanseje të Dhurata Dorës ku kërkohej një bashkëpunim mes saj dhe Yllit, krahas këngëtari ka shkruar: “Do bënim diçka, po kjo patur plane të tjera’”.

E duket se këtë ‘ankesë’ të Yllit, artistja e ka marrë parasysh dhe e ka ftuar publikisht për një bashkëpunim.