Celebrities Gossip Showbiz

Ylli Limani na tregon se kush ia zbukuron ditën dhe jetën!

Ylli Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Së fundmi, me anë të një postimi në Instastory, ai shuan një kuriozitet të madh për të gjithë ndjekësit, duke treguar kush ia zbukuron ditën dhe jetën e tij. Epo duket se është vetëm një katërputrosh ngjyrë gri. Artisti ka postuar një foto të maçokut duke treguar dashurinë dhe adhurimin e madh për të.

‘A Live Night’ është programi më i ri i nisur në Top Channel, ku Ylli ka performuar në episodin e dytë. Artisti performoi dhe rrëfeu gjëra që nuk i kishim dëgjuar kurrë më parë në një intervistë shumë ndryshe për jetën e tij, fëmijërisë dhe muzikës.

Gjithashtu kujtojmë se artisti ka lajmëruar se së shprejti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, ku ka treguar se klipin e këngës e ka xhiruar në Londër.