Celebrities

Young Zerka zbulon se e ka gjetur më në fund dashurinë!

Këngëtari i njohur, Young Zerka i ftuar në maratonën e 100 këngëve më të bukura të vitit 2020 në “Top Albania Radio”, uroi për të gjithë shqiptarët një vit me sa më shumë gëzim, lumturi dhe mbi të gjitha shëndet pasi lekët për artistin ikin e vijnë.

Ai u shpreh se ky vit ka qenë i suksesshëm përsa i përket dy bashkëpunimeve të tij me këngëtaret e njohura, Argjentina Ramosaj-n dhe Fifi-n. Këto projekte muzikore njëra e titulluar “Pishman” dhe tjetra “Pagajle” kanë rezultuar goxha të sukseshme për të.

Prezantuesja, Klodiana Vata e vuri në siklet këngëtarin duke i thënë se: “Lum si ti që ke gjetur dashurinë” dhe ai i është kthyer: “Lum si unë” pa dhënë detaje të tjera. Mos vallë ky është një pohim se tashmë Zerka e ka gjetur dashurinë?

Si cdo fundvit përvec tryezës tradicionale me ushqimet e Vitit të Ri janë edhe ëmbëlsirat te cilat këngëtari nuk preferon t’i konsumojë. Por një përjashtim Zerka do ta bënte vetëm nëse do përgatitej siç e specifikoi ai nga “doçkat e mamasë”.

Plani më i afërt në muzikë për vitin 2021 nga artisti është albumi i ri i cili po punohet në disa studio të ndryshme. Zerka e mbylli duke thënë që ky vit i vështirë për të gjithë të mos kthehet më kurrë. Mesazhi që ai dha është që të qëndrojmë sa më shumë pozitiv me njëri tjetrin!