Showbiz

Zaimina nis stërvitjen për të ardhur në formë, ja si e ndihmon bebushja e saj

Javë pasi ka sjellë në jetë vogëlushen e saj, këngëtarja dhe sipërmarrësja e famshme Zaimina Vasjari ka nisur stërvitjen për të ardhur në formë.

Bukuroshja duket se ende nuk e ka gjetur kohën dhe hapësirën për të shkuar në palestër pasi duhet të qëndrojë gjatë gjithë kohës pranë vogëlushes së saj por ajo është treguar mjaft kreative.

Zaimina ka vendosur të bëjë disa ushtrime në kushte shtëpie për të ardhur në formë dhe për t’a bërë këtë gjë e ka ndihmuar bebushja Khloe.

Në një video të postuar në historinë e rrjetit social Instagram, ajo shfaqet me vajzën në krah duke u stërvitur. Kjo po që është një kohë produktive mes nënës dhe vajzës.