Showbiz

Zayn dhe Gigi i japin sërish fund lidhjes së tyre?!

Këngëtari Zayn Malik dhe modelja Gigi Hadid mendohen se i kanë dhënë sërish fund lidhjes së tyre.

Ish-pjesëtari i “One Direction” nuk e ndjek më në rrjetet sociale modelen e famshme dhe fansat e kanë vënë menjëherë re këtë detaj.

Ai gjithashu ka fshirë fotot me bukuroshet ndërkohë që kjo e fundit vazhdon ta ndjekë dhe të ketë fotot e tyre së bashku. Në një postim të Twitter, Gigi u shpreh se nuk ka për t’i dhënë shpjegime askujt se çfarë bën me jëtën e saj, nëse ndahet apo bashkohet apo gjithçka tjetër personale.

Postimi i saj i fundit në platformat sociale ku përfshihet edhe Zayn daton në muajin tetor ndërkohë që burime pranë tyre kanë konfirmuar se dyshja nuk kanë qenë pranë njëri-tjetrit për festat e fundvitit.