Celebrities Showbiz

Zayn flet për herë të parë për jetën e tij të re si baba

Ish- ylli i grupit “One Direction”, Zayn Malik pas pak kohësh pauze mediatike është rishfaqur në një intervistë për “iHeartRadio”. Në intervistë ai ka folur për vajzën e tij Khai dhe ka zbuluar detaje nga jeta e re si prind së bashku me modelen Gigi Hadid.

Këngëtari është shprehur se vajza e tij, e cila erdhi në jetë shtatorin e vitit të kaluar, është një krijesë e mahnitshme dhe se i ka ndryshuar jetën. 28-vjeçari i talentuar tregoi se ai dhe Gigi janë ambientuar shumë lehtë me jetesën e re dhe se po e shijojnë pafund këtë moment. Ai zbuloi disa detaje për Khai, e cila mesa duket qenka një bebushe e qetë që dashuron ushqimin dhe muzikën. Zayn na bëri të ditur se Gigi është një nënë e mrekullueshme.

Është një nënë e mahnitshme. Padyshim, ajo është me të vërtetë një ndihmë madhe për gjithçka, dhe po e bën mirë çdo gjë.

Ylli i muzikës pop, u bë baba në një moshë relativisht të re dhe para ardhjes në jetë të Khait ka qenë shumë i përqëndruar në karrierën e tij muzikore, por ai shprehet se ka ngelur i habitur me faktin se sa shpejt është mësuar me jetën e tij të re dhe se dëshiron të kalojë ditët duke qëndruar me familjen, të shohë shfaqje për fëmijë në TV, apo thjesh duke luajtur më bijën e tij.

Ky ritëm i ri jetese me të vërtetë e surprizuar vetëm për faktin se sa shpejt dhe lehtë çdo gjë ka ndryshuar pa u ndjerë. Ai ndihet sikur ka rilindur dhe po shijon çdo ditë si të jetë e fundit.

Të gjithë jemi të dashuruar me zërin e ëmbël të Zayn, por a i këndon ai Khait?! Këngëtari u shpreh se më shumë preferon meloditë dhe jo tekstet e këngëve, ku ai tregoi detajin e ëmbël se vajza e tij e shoqëron ndonjëherë duke kënduar.

I pyetur nëse kanë vendosur se ku do të vazhdojnë të jetojnë apo mbi të ardhmen e familjes së tyre, Zayn rrëfeu se ai dhe Gigi janë ende të rinj e dëshirojnë të fokusohen në karrierat e tyre.

“Ne jemi ende duke menduar për punën dhe gjërat që duam të bëjmë në karrierë, por ndoshta në të ardhmen e largët, kur përfundimisht të zgjedhim një vend për të jetuar, me siguri do të jetë diçka e ngjashme me këtë ku ndodhemi momentalisht. Aty ku është një mjedis i relaksuar dhe ne thjesht mund të qetësohemi.”