Showbiz

Zayn Malik publikon këngën e re dedikuar ish të fejuarës

Për muaj të tërë fansat e tij kanë qënë në pritje të publikimit të albumit solo “Mind Of Mine” dhe pas një suksesi të madh më këngën e tij të parë “Pillow Talk”, Zayn Malik, ka publikuar këngën e tij të dytë të titulluar “It’s You”.

Ish-ylli i One Direction, 23-vjeç, ka kënaqur fansat me vokalin e tij të ëmbël teksa është ngjitur në skenën e “The Tonight Show” të Jimmy Fallon, për të kënduar këngën e tij të re, e cila mendohet se i është kushtuar ish të fejuarës, Perrie Edwards.