Showbiz

Zayn një këngë për Gigin: “Doja ta dashuroja përjetë”

Gjatë një interviste për Ryan Seacrest, këngëtari i famshëm ka pranuar publikisht se kënga e tij e re i kushtohet ish të dashurës, modeles Gigi Hadid.

Zayn Malik rrëfeu se projekti muzikor “Let Me” flet për dshurinë që ai kishte kundrejt 22-vjeçares, ajo është shkruar rreth 7 muaj më parë kur ndjenjat ishin ende aty.

Këngëtari 25-vjeçar shtoi se asokohe mendonte se Gigin do ta kishte dhe do ta dashuronte përjetë, ajo ishte dashuria e tij e vetme.

Nga intervista e tij u kuptua se ndarja erdhi nga modelja dhe megjithëse momentalisht ata nuk mbajnë kontakte, Zayn tha se do të mbeten miq në të ardhmen.