Showbiz

Zayn publikon klipin e projektit më të ri muzikor “Flames”

Zayn Malik më në fund është rikthyer me projekte të reja muzikore.

Pak javë më parë ai lançoi bashkëpunimin e tij më të ri me R3hab dhe Jungleboi i quajtur “Flames”.

Kënga menjëherë u mirëprit nga publiku dhe fansat e këngëtarit britanik të cilët më pas ishin kuriozë të dinin nëse ajo do të shoqërohej edhe me një klip.

Vetëm pak orë më parë, Zayn ka publikuar si premierë, “Flames” dhe që në momentet e para ka marrë mijëra shikime në YouTube.