Showbiz

Zayn zbulon përse “One Direction” duhej të përçahej

Ish pjesëtari i grupit të famshëm “One Direction”, Zayn Malik së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjose “Vogue” ku ka zbuluar gjithçka rreth grupit.

Fillimisht ai ka treguar se me djemtë e tjerë kurrë nuk ka krijuar miqësi dhe asnjëherë nuk fliste me ta për gjërat personale. Si një introvert, Zayn i konsideronte ata thjeshtë kolegë, me të cilët bashkëpunonte dhe udhëtonte për çështje pune.

Projektet e shumta muzikore, koncertet, udhëtimet dhe oraret e ngjeshura nuk i kanë lejuar ata të njihen me njëri-tjetrit dhe nëse i shihnit bashkë duke qeshur e përqafuar e gjitha ishte e inskenuar për publikun e fansat.

Zayn theksoi se “One Direction” korrën një famë të jashtëzakonshme në një kohë shumë të shkurtër dhe kur je 17 apo 18-vjeç ndikohesh nga e gjitha kjo dhe rrjedhimisht të gjithë djemtë ndryshuan duke u bërë shumë të kundërt nga njëri-tjetri.