Showbiz

Zbulohen pamjet e para të dasmës së fshehtë të Joe Jonas dhe Sophie Turner

Ata donin ta mbanin të fshehtë faktin që u martuan në Las Vegas javë më parë por të ftuarit nuk mundën të mos publikonin foto dhe të dilnin live në Instagram.

Megjithëse u bë e ditur se ata do të kishin një ceremoni të dytë më të denjë se ajo e Las Vegasit, dyshja Joe Jonas dhe Sophie Turner vendosën që kjo pa dyshim do të ishte më private se e para.

Ceremonia e tyre u mbajt në Paris ditën e kaluar dhe ishte krejtësisht madhështore. Për fatin e keq të çiftit edhe këtë herë të ftuarit nuk mundën të mos postonin foto të vendit dhe të njëri-tjetrit por duke mos shfaqur shumë dyshen e famshme.

Ajo çfarë dihet deri tani është se aktorja e “Game of Thrones” dhe këngëtari dukeshin të mrekullueshëm dhe para se të ecnin drejt altarit kthyen disa shotsa me të ftuarit dhe shoqëruesit e tyre.