Showbiz

Zbulohet mesazhi i fundit që Chadwick Boseman dërgoi para vdekjes së tij

Të shtunën që lamë pas u mësua se ylli i filmit “Black Panther”, Chadwick Boseman ndërroi jetë pasi luftonte me kancerin në shtyllën kurrizore.

Regjisori i filmit ka zbuluar për publikun mesazhin e fundit që aktori i ndjerë i “The Marvel” i ka dërguar.

Duke qenë se askush nuk ishte në dijeni të sëmundjes së tij, Chadwick gjithashtu shkonte jo vetëm për të vizituar por edhe për të ndihmuar fëmijët e prekur nga kanceri në spitale.

Vizitat e tij që nuk ishin të panjohura për kolegët e tij konsistonin në ndihma financiare, dhurata të shumta dhe sigurisht takime emocionuese të fëmijëve në spital me superheroin.

Producenti ekzekutiv i “Black Panther”, Nate Moore ka publikuar mesazhin e fundit që Chadwick i ka dërguar para vdekjes.

“Duhet ta bëjmë këtë gjë për ata. Njerëzit e sidomos fëmijët meritojnë të kenë një jetë të mirë, ata po kalojnë një ferr me këtë sëmundje. Nëse do të mund tu jepnim sadopak gëzim në këto momente dhembjeje atëherë kemi do të kishim bërë një ndryshim në jetën e tyre” -shkroi 43-vjeçari në mesazhin e tij të fundit referuar çështjes së fëmijëve në spitale që po përballen me sëmundje vdekjeprurëse.