Celebrities Showbiz

Në përvjetorin e vdekjes së Chadwick Boseman, të gjithë kanë diçka për të thënë!

Chadwick Boseman, ylli i Hollywood-it i cili u bë akoma dhe më i njohur për rolin e tij në filmin “Black Panther”, u nda nga jeta vitin e shkuar, në moshën 43-vjeçare pas një beteje katërvjeçare me sëmundjen nga kanceri i zorrës. Vdekja e tij ishte një tronditje për fansat në të gjithë globin pasi aktori e kishte mbajtur diagnozën e sëmundjes së tij private. Për të shënuar përvjetorin e vdekjes së aktorit, në nder të tij u mbajtën disa homazhe. Të shumtë ishin fansat dhe të famshmit që u bashkuan për të treguar se me të vërtetë është një rast i shkuar, por sigurisht që nuk është harruar.

Bashkëudhëtarja e yllit Boseman në filmin “Black Panther”, Lupita Nyong’o postoi një fotografi të bërë së bashku me aktorin ku të dy shfaqeshin duke qeshur dhe dukeshin mjaft të lumtur. Krahas fotos, aktorja shkroi:

Nuk e dija se mund të më mungonte si e qeshura ashtu edhe heshtja e tij në të njëjtën mënyrë. Mua po. Mua po… Një vit pas vdekjes së tij, kujtimi i Chadwick Boseman mbetet i gjallë tek unë.

Josh Gad akotri i cili është i njojur për zërin e tij si Olaf në filmin “Frozen”  gjithashtu la një mesazh të përzemërt për përvjetorin e vdekjes së aktorit. Duke shkruar në Twitter, ai tha se:

Asnjë ditë nuk kalon edhe pas një viti më vonë, që unë të mos ndjej dhimbje. Por në errësirë, ai gjithmonë na kujtonte dritën. Ai ishte një ëngjëll në këtë planet dhe tani është një Hyjni atje lart. Të dua dhe më mungon më shumë se kurrë… përgjithmonë. 

Faqja zyrtare e “Marvel Entertainment” gjithashtu nëpërmjet një postimi në Twitter shkroi në lidhje me aktorin.

Në nder të mikut tonë, frymëzimit tonë dhe mbretit tonë, Chadwick Boseman.

Chadwick arriti një çmim pas vdekjes për performancën e tij të shkëlqyer në film, i cili ishte roli i tij i fundit para vdekjes së tij. Rikujtojmë se xhirimet e filmit “Black Panther 2” kanë filluar dhe se së fundmi një prej aktoreve, Letitia Wright u aksidentua gjatë xhirimeve.