Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Art & Kulturë

Zbulohet në Britani, 10 metra i gjatë dhe me kafkë 1 ton

Në Britaninë e Madhe zbulohet fosili gjigant i një ihtiozauri. Dhjetë metra i gjatë, me kafkën që peshon një ton, këto janë përmasat e fosilit të një zvarraniku detar, ihtiozauri, që gjetën së fundi studiuesit britanikë në një rezervuar në East Midlands.

Ky është fosili më i madh dhe më i plotë i këtij lloji që është zbuluar ndonjëherë në Britaninë e Madhe, njoftuan mediat britanike.


Ai u zbulua gjatë zbrazjes rutinë të një pjese të rezervuarit të Rutlandit dhe është rreth 180 milionë vjet i vjetër. “Është një zbulim shumë domethënës, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, por gjithashtu edhe me rëndësi të madhe për banorët e Rutlandit dhe zonës përreth,” tha Dr. Mark Evans, studiues pranë British Antarctic Survey.

Fosile ihtiozaurësh janë zbuluar në Angli që në fillim të shekullit të 19-të në bregun e Dorset në Kanalin e la Manshit.