Celebrities Gossip

Zbulohet një tjetër detaj përmes kartolinës së Krishtlindjeve të familjes së Harry!

Është zbuluar emri që Princi Harry mban me fëmijët e tij Archie dhe Lilibet dhe është krejtësisht i adhurueshëm. Javën e kaluar, Harry dhe gruaja Meghan Markle gëzuan fansat duke publikuar foton e mrekullueshme familjare, e cila shfaqet në pjesën e përparme të kartolinës së tyre të Krishtlindjes 2021.

Imazhi mahnitës është i pari që ata kanë publikuar me vajzën e tyre Lilibet, e cila lindi në qershor, dhe gjithashtu jep një pamje të rrallë të djalit të tyre 2-vjeçar Archie, i cili ka flokë të kuq të mrekullueshëm ashtu si Harry. Përveç fotos, kartolina përmbante edhe një mesazh nga Harry dhe Meghan që u uruan njerëzve festa të gëzuara. Në kartolinë, çifti shkruante:

Këtë vit, 2021, ne mirëpritëm vajzën tonë, Lilibet, në botë. Archie na bëri një ‘mama’ dhe një ‘babë’ dhe Lili na bëri një familje.

Duket se përdorimi i emrit ‘Papa’ dhe jo baba është i zakonshëm në familjen mbretërore. Në prill, kur i bëri homazhe babait të tij Princit Philip, Princi Charles e quajti atë si ‘papa’ i tij i dashur. Ndërsa vetë Harry është parë duke e quajtur Charles ‘pa’, versioni i shkurtuar i ‘papa’.

Fotoja e adhurueshme familjare që shoqëron mesazhin është realizuar nga fotografi Alexi Lubomirski në shtëpinë e Harry dhe Meghan në Kaliforni gjatë verës. Ajo tregon Meghan duke mbajtur me krenari Lilibet, e cila ka lindur në qershor, me vajzën duke i buzëqeshur me gëzim mamasë së saj. Harry shfaqet duke qeshur, ndërsa Archie gjithashtu ka një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij.