Showbiz

Zbulohet projekti i parë i “Spice Girls” dhe nuk është ajo çfarë prisnim…

Më në fund vajzat e grupit “Spice Girls” pas ribashkimit arritën të bien dakort për realizimin e projektit të tyre të parë , dhe kjo çuditërisht nuk lidhet me muzikën.

Sipas “Variety”, Mel B, Mel C, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Victoria Beckham sapo kanë nënshkruar kontratën për dublimin e një filmi të animuar.

Edhe pse ende nuk janë zbuluar detaje rreth publikimit të tij apo emrat e karaktereve, filmi do të përçojë mesazhin e forcës femërore.

Personazhet kryesore do të jenë 5 vajza heroina të cilat luftojnë kundër së keqes. Secila prej tyre do të ketë karakteristika që ngjasojnë me këngëtaret e “Spice Girls”.

Ato janë shprehur shumë të entuziazmuara për këtë projekt që do t’i ofrojnë publikut dhe fansave të tyre edhe pse ajo që në të vërtetë i’u kërkua ishte lançimi i projekteve të reja muzikore.