Gossip

Zbulohet romanca e fshehtë e Tom Cruise me aktoren 20 vite më të re!

Aktori i famshëm, Tom Cruise mesa duket ka nisur një romancë të re me kolegen e tij te “Mission Impossible 7”, Hayley Atwell. Pas xhirimeve të filmit duket se ata janë afruar shumë me njëri-tjetrin dhe kjo ka ndikuar që të nisë edhe një histori dashurie.

Thuhet se aktori 58-vjeçar dhe kolegia e tij 38-vjeçare janë të pandashëm që nga dita e parë që janë njohur bashkë. Tom nuk është përfolur për ndonjë romancë që nga divorci me ish-bashkëshorten e tij, Katie Holmes, në vitin 2018, ndërsa Hayley thuhet se është ndarë nga ish-partneri i saj në fillim të këtij viti.

“Izolimi dhe gjithë vështirësitë e tjera që erdhën me të, i kanë afruar ata akoma më shumë me njëri-tjetrin dhe janë bërë të pandashëm. Ata janë takuar bashkë për shumë orë dhe ajo ka qenë në shtëpinë e tij në Londër. Ata shkojnë shumë bashkë dhe duken shumë të lumtur”,-kanë thënë burime pranë aktorëve për “The Sun”.

Ndërkohë, Tom Cruise ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë, për shkak të një regjistrimi në të cilin ai dëgjohej duke kërcënuar stafin e filmit. Ata kanë thyer rregullat anti-COVID dhe kjo gjë duket se e ka mërzitur shumë aktorin e njohur.

Rikujtojmë, se “Mission Impossible 7” po xhirohet këto ditë në Londër, ndërsa më herët ishin në Venecia.