Bota Design

Zbulohet topi i Vitit të Ri në Times Square!

Me vetëm tri ditë deri në natën e Vitit të Ri, organizatorët zbuluan dizajnin e ri të topit ikonik të natës së Vitit të Ri në Time Square. Tema e këtij viti janë fjongot, model papijoni që pasqyron papionin në Times Square. Ky i fundit dikur njihej si papioni.

Pothuajse një milion njerëz shkojnë çdo vit për të parë personalisht traditën e festimit të vitit të ri atje, teksa 1 miliardë të tjerë e shohin në mbarë botën. Në natën e Vitit të Ri, topi do të zbresë me hijeshi nga maja e One Times Square me papione të ndriçuara, duke shënuar një fillim të ndritshëm të 2024-ës.

Festat e fundvitit ngjallin emocione gëzimi për të gjithë ne. Nëse vërtet dëshironi që shtëpia juaj të ketë erë festash atëherë një pemë e vërtetë është rruga e duhur. Sigurisht që mund të spërkatni disa gjethe pishe përreth, por nuk do të merrni fuqinë e aromës së pishës pa një pemë të vërtetë. Ornamentet me xhenxhefil jo vetëm që kanë një erë absolutisht hyjnore, por ato janë aktiviteti perfekt për pushime për të gjithë familjen.

Ndërkaq, dizajneri Dan Faires ka dhënë së fundmi disa këshilla se si mund të dekorojmë ambientin e jashtëm të shtëpisë me zbukurime krejtësisht natyrale për festat e fundvitit. Për zbukurimin e derës së jashtme përdorim degët nga pemët natyrale duke u dhënë forma dhe stil festiv. Kurorës së mirëseardhjes i është dhënë forma katrore, të cilën mund ta zbukuroni me lule ose aksesorë të tjerë si, drita, lodra etj. Përdorimi i flokëve të dëborës është shumë interesant duke përdorur ngjyrën e kuqe, si ngjyra tradicionale e festave.