Botë e Çuditshme

Zbuloni si lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë emri juaj me pamjen e jashtme!

E keni pyetur ndonjëherë veten se sa i rëndësishëm është emri që keni? Epo dijeni që emri juaj ka një lidhje të drejtpërdrejtë me pamjen tuaj të jashtme. Më poshtë, zbuloni lidhjen e drejtpërdrejtë që ekziston mes këtyre të dyjave.

Studiuesit mund të gjejnë emrin tuaj vetëm duke u bazuar në një foto të fytyrës

Sipas studiuesve, ka një lidhje të drejtpëdrejtë mes fytyrës dhe emrit. Një eksperiment me shtetas nga Franca dhe Izraeli, e vërtetoi këtë gjë. Mes katër opsionesh arriti të gjendej emri i saktë. Sipas studimeve në 25% deri 40% të rasteve arrihet të gjendet emri i vërtetë.

Një alegoritëm kompjuterik mund të identifikojë emrin tuaj përmes formës së fytyrës

Studiuesit kanë një alegoritëm që mund të identifikojë emrin e saktë përmes formës së fytyrës. Ky alegoritëm ia doli mbanë më mirë se vetë ata, duke arritur një saktësi prej 54% deri 64%. Fotoja e mëposhtme, e vërteton më së miri diçka të tillë.

Emrat lidhen me detaje kulturore dhe sociale të vendit nga vijnë

Një tjetër arsye pse studiuesit arrijnë ta gjejnë emrin tuaj është për shkak të detajeve kulturore dhe sociale të vendit nga vini. Jo vetëm që disa emra lidhen me historinë e shtetit tuaj, por ka edhe stereotipe në lidhje me emra të caktuar.

Në mënyrë të pandërgjegjshme njerëzit nisin të ngjasojnë me emrin që kanë

Është e çuditshme por nëse emri juaj mbart një stereotip të caktuar, për shembull të një vajze të sjellshme dhe të thjeshtë, ka shumë gjasa që ju të jeni e tillë. Ndërkohë, nëse një emër djali mbart në mënyrë të pandërgjegjshme egërsi, ka shumë mundësi që ky djalë të lërë mjekër e të duket i tillë.

Mënyra si tingëllon emri lidhet me modelin tuaj të flokëve

Një tjetër detaj i çuditshëm është se modeli juaj i flokëve ka një lidhje të drejtpërdrejtë me mënyrën si tingëllon emri. Studiuesit mendojnë se kjo ndodh, pasi floku është mënyra më e thjeshtë për të ndryshuar look dhe për të përvetësuar një pamje të re.