Bota

Zelensky mirëpret sanksionet e BE-së, por çmimi i naftës me rritje të menjëhershme!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mirëpritur paketën e gjashtë të sanksioneve ruse të vendosura nga Bashkimi Evropian, por ka kritikuar bllokun për vonesën e saj.

Liderët evropianë kanë arritur një marrëveshje të re për ndalimin e importeve të naftës nga Rusia, në të cilën ata “do të shkurtojnë në mënyrë efektive rreth 90% të importeve të naftës nga Rusia në BE deri në fund të vitit”.

Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së që nga pushtimi i Ukrainës do të ndërpresë gjithashtu bankën më të madhe ruse, Sberbank, nga SËIFT, sistemi global i transfertave financiare.

“Kur kanë kaluar mbi 50 ditë ndërmjet paketës së 5-të dhe të 6-të të sanksioneve, situata nuk është e pranueshme për ne”, tha Zelenskyy.

Çmimet e naftës kanë arritur nivele të reja pasi liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord për ndalimin e importit të naftës ruse mbrëmë. Nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 123 dollarë për fuçi të martën, më e larta që ka qenë për dy muaj. Nafta e papërpunuar Brent është rritur më shumë se 70% gjatë vitit të kaluar. Rusia aktualisht furnizon 27% të naftës së importuar të BE-së dhe 40% të gazit të saj, dhe çmimet e naftës u rritën sërish pas lajmeve për embargon e fundit të BE-së.  Ndërkohë, rritja e kostos së jetesës kërcënon të pakësojë oreksin e disa vendeve të BE-së për sanksione të mëtejshme, të cilat mund të dëmtojnë gjithashtu ekonomitë e tyre.