Celebrities Fashion Showbiz

Zendaya nuk di të ndalet, vazhdon t’i mahnisë të gjithë! Çfarë bëri ajo këtë herë?

Artistja e famshme Zendaya dhe stilisti i saj i Law Roach arritën edhe njëherë që t’i mahnisin të gjithë me veshjen që kishin zgjedhur për aktoren. Pas shfaqjes mbresëlënëse të saj në Festivalin e Filmit në Venecia, aktorja e serialit ‘Euphoria’ bëri përsëri një shfaqje mahnitëse me look-un e saj të veçantë. 25-vjeçarja bukuroshe mori pjesë në këtë festival për promovimin e filmit ‘Dune’, i cili pritet të dalë në kinema në 22 Tetor dhe ku ajo luan si Fremen Chani.

Zgjedhja e saj e parë ishte një fustan ngjyrë gështenjë nga ‘Maison Alaïa’ i përbërë nga dy pjesë, ku njëra nga pjesët ishte si një bluzë e shkurtër me mëngë të gjata dhe pjesa tjetër ishte fundi i saj i gjatë i cili vinte i gjerë deri në fund të këmbëve dhe me xhufka. Ajo e shoqëroi pamjen me këpucët nga ‘Jimmy Choo’ dhe kishte vendosur një palë vathë dhe një gjerdan prej ari. Ajo zgjodhi t’i mbante flokët me kaçurrela voluminoze dhe mjaft natyrale.

Stilisti i saj, Law postoi një video në Instagramin e tij të Zendaya-s që po ecte dhe shkruajti se :

Ajo është një grua e rritur.

Zgjedhja e dytë e Zendaya-s ishte akoma edhe më joshëse se e para. Një fustan mahnitës i zi nga ‘David Koma’, i cili qëndornte pas trupit të saj me një prerje në formë V në mes ku edhe nuk mungonin edhe gurët të cilët ishin të pafundëm dhe shkëlqenin jashtëzakonisht shumë.

Dy pamjet mahnitëse vijnë pas daljes së saj befasuese javën e kaluar në Festivalin e Filmit në Venecias ku aktorja arriti të fitonte vëmëndjen e të gjithë të pranishmëve jo vetëm për fustanin e saj të veçantë por edhe për gjerdanin e saj marramendës. 

Gjerdani ishte nga koleksioni i bizhuterive të shtrenjta të markës ‘Bulgari Magnifica’, i cili paraqiste një smerald kolumbian 93 karatësh, të prerë nga kabokoni, të lidhur në nofullën e një gjarpri i cili ishte i veshur plotësisht me diamante dhe smeralde.