sport

Zërat nga Spanja, ish-ylli i Realit i gatshëm të kthehet në Madrid…

Ish sulmuesi i Realit Madridit u transferua në kampionatin e Arabisë Saudite duke ndjekur shembullin e Cristiano Ronaldos apo Neymar të cilët fitojnë shuma marramëndese parash. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Karim Benzema u largua nga Reali i Madridit për të provuar dhe ai fatin në Arabinë Saudite. Reali nga ana e tij e ka vuajtur jo pak largimin e tij, teksa rendimenti para porte pa francezin ka rënë ndjeshëm.

Por nga mediat spanjolle ka ardhur lajmi se Karim Benzema, i zhgënjyer nga aventura e tij në Arabinë Saudite është gati të kthehet në Madrid tek Reali për të luajtur i huazuar deri në mbylljen e sezonit. Zhdukja e Karim Benzemasë nga ditët e fundit të Al-Itihad tashmë ka një shpjegim. Realiteti është se francezi nuk po kalon një kohë të mirë në klubin e tij të ri. Tashmë është një sekret i hapur që gjithnjë e më shumë njerëz mendojnë se ishte një gabim transferimi në Lindjen e Mesme. Benzema sipas “Defensa Central” nuk ka asnjë problem për t’u rikthyer në Madrid, por vendimi i takon presidentit Perez. Mbetet për t´u parë se çfarë do të bëjë sulmuesi i njohur me karrierën e tij tashmë që po shkon drejt fundit të saj.