Aktualitet Politikë

Zgjedhjet për kreun e PD-së, Durrësi dhe Kavaja në një qendër votimi!

Tkurrja e anëtarësisë ka bashkuar në një qendër votimi, Durrësin dhe Kavajën në zgjedhjet për kryetar të PD-së.

Qendra e votimit dhe numërimit është ngritur në një ambient privat dhe në lista janë afro 850 anëtarë, sipas drejtuesit të degës lokale.

Për kreun lokal të PD-së Durrës, Joni Myshketa, pjesëmarrja ka qenë e mirë, duke marrë parasysh se këto zgjedhje bëhen në sezon pushimesh.

Sipas tij, procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike po zhvillohet normalisht dhe konform rregullave të përcaktuara në statutin e PD-së. Votimi do të mbyllet në orën 19:00 për të vijuar me numërimin dhe rezultatin e pritshëm.