Lifestyle

Zgjidhet dilema e “jetës”, ja se në çfarë moshe e arrijnë pjekurinë meshkujt!

Shumë prej jush me siguri kanë dëgjuar se meshkujt, edhe në moshë madhore, vazhdojnë të sillen si fëmijë. Disa gjithashtu besojnë se kur bëhet fjalë për çifte, janë gratë ato që sjellin më shumë pjekuri në marrëdhënie.

Sipas një studimi të ndjekur nga Nickelodeon, në kuadër të programit të ri “Wendell & Vinnie”, thuhet se meshkujt arrijnë “të piqen” rreth moshës 43-vjeçare, kurse femrat mesatarisht në moshën 32-vjeçare. Kjo është një diferencë tepër e madhe midis të dyja gjinive, plot 11 vite.

Në studim gjithashtu ka pasur një sërë femrash, afërsisht 8 në 10 femra, të cilat kanë pranuar se bashkëshortët e tyre, edhe pse të mëdhenj në moshë, sërish nuk janë të matur dhe përfaqësues të denjë të moshës që kanë në mendimet, fjalët dhe veprimet e tyre.

E kundërta vjen si përgjigje nga vetë meshkujt. Ata pranojnë se janë tepër të zgjuar dhe të matur, edhe pse në studimin e bërë bazuar në reagimet e tyre përballë situatave të ndryshme, nuk e treguan të gjithë këtë maturi dhe zgjuarsi.

Ndërkaq, rikujtojmë se sipas një studimi të fundit çiftet që qëndrojnë bashkë, sëmuren bashkë! Partnerët shfaqin të njëjtat probleme shëndetësore, saqë edhe trajtimin mund ta marrin njëkohësisht. Diabeti, problemet me zemrën, kolesteroli në nivele të larta dhe presioni i lartë i gjakut, ishin të lidhura ngushtë me ato të partnerit të tyre.