Aktualitet

Zjarr në banesë, humb jetën 65 vjeçari në Korçë!

Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Korçë, pasi banesa në të cilën ai rrinte u përfshi nga flakët. Viktima është identifikuar si Vasil Dolani, ndërsa ngjarja u regjistrua në lagjen 12 në qytet, në zonë e quajtur Çezma e Amzës.

Në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë 4 persona, ku 3 prej tyre mundën të dilnin në kohë jashtë, por fatkeqësisht 65-vjeçari mbeti i bllokuar brenda, duke bërë që të humbte jetën nga flakët.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në banesë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrfikësja.

Vijon…