Aktualitet Lajmet e fundit

Zjarr në një pallat në Tiranë, te ish-Parku i Autobusëve!

Zjarri përfshiu sot katin e fundit të një pallati në Tiranë. Paraprakisht, mësohet se flakët ranë rreth orës 14:30 në një apartament në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në kryeqytet.

Ende nuk ka shumë informacione për shkaqet, por për fat të mirë mësohet se nuk ka të lënduar.  Menjëherë u njoftuan zjarrfikësit për të bërë të mundur lokalizimin e shuarjen e zjarrit. Aktualisht janë duke punuar për qetësimin e situatës. më herët në një prononcim të shkurtër për Top Albania Radio-n ndërsa vijonte intensivisht operacioni, kreu i zjarrfikësve Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tha se materiali polisterol favorizonte përhapjen e flakëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Njoftimi i Policisë:

Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Raportohet se banorët janë evakuar, ndërsa zjarri po shkon drejt shuarjes çka do t’i lërë vendin bërjes së bilanceve për dëmet materiale që duken të shumtë. Po ashtu, pritet të mësohet më shumë rreth shkaqeve.