Showbiz

Zonja e Parë operohet me urgjencë

Një ndërhyrje kirurgjikale urgjente, për Zonjën e Parë të Amerikës, Melania Trump. Gruaja e Presidentit Donald Trump u shtrua në Walter Reed National Military Medical Center, pranë Washington, për shkak të problemeve me veshkat.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se, Zonja e Parë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila rezultoi me sukses dhe pa komplikime. 48-vjeçarja gjatë gjithë javës do të duhet të qëndrojë e shtruar në spital.