Sport

14 ndeshje pa humbje, UEFA përgëzon ekipin e Kosovës

Mbrëmjen e djeshme, Kosova regjistroi një fitore shumë të rëndësishme për kualifikueset e “Euro 2020” teksa mposhti në Sofje skuadrën bullgare me rezultatin 3-2. Elbasan Rashani i dha triumfin skuadrës kosovare dhe e çoi në 14 numrin e sfidave pa humbje. UEFA e ka përmendur këtë arritje të skuadrës kosovare në rrjetet e saj sociale. “14 ndeshje pa pësuar humbje, këta djem meritojnë respektin maksimal”. UEFA vë në dukje fitoren e parë të Kosovës në kualifikueset e evropianit të vitit të ardhshëm, pas dy barazimeve në ndeshjet e para. Me fitoren ndaj Bullgarisë, Kosova arriti në kuotën e 5 pikëve dhe është në vendin e tretë në Grupin A, 1 më pak se Anglia dhe Çekia që do të thotë se është në garë të plotë për t’u kualifikuar në evenimentin më të rëndësishëm kontinental. Ndërkaq vlen të theksohet se Kosova është edhe fituese e Grupit të saj në Ligën D të “Nations league” duke fituar të drejtën për të qenë në fazën e “playoffit” të këtij kompeticioni që do të zhvillohet në muajin mars të 2020 pasi të kenë përfunduar edhe kualifikueset.