Bota

15 mijë gropa të mistershme zbulohen në Paqësor

Mister në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Nën ujë janë pikasur me mijëra vrima që askush nuk di të thotë sesi janë krijuar. Studiuesit thonë se vrimat e mëdha, kanë mesatarisht një diametër prej 11 metrash dhe janë një metër të thella. Ata kanë gjetur rreth 15 mijë të tilla, 30% e të cilave përmbanin mbetje të natyrës njerëzore, si edhe peshq e krijesa të tjera që i përdorin këto vende si habitatin e tyre.