Showbiz

Akuzat për ngacmime seksuale, Melania Trump mbështet meshkujt e akuzuar

Në intervistën e saj të fundit për “ABC News”, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara ka humbur simpatinë e shumë njerëzve me deklaratat e saj.

Kur bëhet fjalë për akuzat seksuale e sidomos për ato në industrinë e filmit dhe muzikës që bëjnë bujë mediatike, është e rëndësishme që akuzat e ngritura të hetohen me imtësi.

Melania Trump është e bindur se edhe pse qëndron përkrah grave, ato duhet të tregojnë prova pasi nuk mund të pretendojnë se dikush i ka dhunuar apo përdhunuar kur këto nuk mund të vërtetohen.

Ajo jo vetëm që mbështeti meshkujt e akuzuar në industri duke i kërkuar autoriteve përkatëse të hetojnë e gjykojnë në mënyrën e duhur çështjet e tyre, por gjithashtu i doli në mbrojtje edhe bashkëshortit të saj Donald Trump.

Në vitin 2016, presidenti i SHBA-ve u përball me akuza të forta për sulme seksuale por Melania theksoi se këto ishin sulme nga opozita kundra Trump.