Sport

Akuzat për përdhunim, Ronaldo pranon të dëshmojë

I përfshirë në titujt bombastikë të mediave ndërkombëtare dhe i akuzuar nga gjysma e botës si një përdhunues, Cristiano Ronaldo po përballet me akuza që i kanë dëmtuar mjaft imazhin e tij. Mësohet se Ronaldo do të dëshmojë me anë të një videokonference në Departamentin e Policisë në Las Vegas, pas denoncimit nga Kethryn Mayorga, e cila pretendon se është viktimë përdhunimi pas një takimi me futbollistin luzitan në një hotel në shtetin e Nevadës.