Showbiz

Amy Winehouse rikthehet në skenë si një hologramë

Babai i këngëtares së ndjerë dhe e gjithë skuadra e saj menaxheriale po përgatiten për një risi të jashtëzakonshme.

Këngëtarja legjendare Emy Winehouse do të vijë si një hologram në një sërë koncertesh që priten të mbahen në vende të ndryshme të botës.

“Kjo është diçka e mrekullueshme. Ta shohësh atë sërish në skenë duke kënduar muzikën që ajo e donte aq shumë dhe ende duke frymëzuar njerëzit…kam pritur shumë për këtë ditë” ,-rrëfeu babai i saj për mediat britanike.