Showbiz

Arrestimi i Stresit, flet mamaja e reperit: “Gjithçka ishte një hakmarrje politike”

Ditën e djeshme arrestimi i reperit të famshëm Stresi (Arkimed Lushaj) u shndërrua në kryefjalën e portaleve dhe medias e duket se të gjithë kishin një mendim rreth kësaj ngjarje.

Autoritet përkatëse gjithashtu publikuan edhe videon e arrestimit ku ai shihet i prangosur dhe gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli ndërkohë që mbi tavolinë kishte viza kokaine.

Për herë të parë ka reaguar edhe mamaja e këngëtarit duke thënë e gjitha kjo ishte një hakmarrje politike. Sipas saj, ngjarja e rëndë e të birit ka ndodhur pas padisë që bashkëshorti i saj Sali Lushaj ka ngritur kundrejt deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pasoja e padisë solli ndalimin dhe arrestimin e djalit të saj ndaj të cilit ajo thekson se nuk bën pjesë në asnjë bandë kriminale që shpërndan lëndë narkotike. Ai është një artist dhe kjo është vetëm një hakmarrje 24-orëshe.