Aktualitet

“Babalja”, Prokuroria e Krimeve të Rënda merr sot në pyetje Alfred Alizotin

Në mesditë, Fredi Alizoti do të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me video-përgjimin e publikuar nga deputeti demokrat, Ervin Salianji. Në këtë video, ai tregon se mbrëmjen e 1 Tetorit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e shoqëroi me automjetin e tij Kryepolici Ardi Veliu. Ditë më parë, Alizoti u arrestua për “Kallëzim të rremë, në bashkëpunim”, i akuzuar se në audiopërgjimin që pretendohet se implikohet në pazare droge vëllai i Ministrit të Brendshëm, imitoi zërin e Agron Xhafajt. Shpërndarja e videos pason zhvillimet lidhur me audiopërgjimin për Çështjen “Babale”.