Rajoni

Barnat nga Serbia dhe Bosnja drejt zhdukjes nga tregu farmaceutik i Kosovës

Barnat e importuara në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja janë zëvendësuar plotësisht. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore kosovare. Medikamentet zëvendësuese vijnë kryesisht nga vende të Bashkimit Europian. Shkak për zhdukjen nga tregu i ilaçeve të Serbisë e Bosnjes është bërë taksa 100% e Prishtinës ndaj importeve prej këtyre dy shteteve.