Politikë

Basha në zyrën e Metës, takim kokë më kokë

Ndërsa më 11 Tetor pritet opinioni i Komisionit të Venecias për çështjen e Presidentit të Republikës, sot Ilir Meta zhvilloi një takim me Lulzim Bashën. Kryedemokrati qëndroi rreth 60 minuta në Presidencë, nga ku në orën 17:00 pritet që kreu i shtetit të japë një konferencë shtypi. Siç thekson njoftimi zyrtar, “Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”.  Siç dihet, Maxhoranca ka ngritur një Komision me pjesëmarrjen dhe të Opozitës Parlamentare, për të hetuar shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga Presidenti, pasi zhdekretoi 30 Qershorin si datën e zgjedhjeve vendore. Para se të vendosë ka kërkuar dhe opinionin e Venecias.