Showbiz

Çfarë e ka mërzitur Flori Mumajesin që e nxiti të postojë në Instagram

Këngëtari shumë i dashur i publikut Flori Mumajesi prej kohësh nuk është aktiv në rrjetet sociale por edhe kur vendos të postojë gjithmonë ka lidhje me muzikën apo me ndonjë mesazh për fansat e tij.

Megjithatë këtë herë, portimi i tij i fundit shpreh diçka që i ka tërhequr vëmendjen dhe njëkohësisht e ka zemëruar, diçka që lidhet me ‘spiunët’…

“Më mërzisin kur thonë nuk jetohet më këtu, si? Pse? Shqipëria është lule, më trego një vend në botë që i ka spiunët falas?” -shkruan artisti me ironi duke vënë në dukje një problematikë të theksuar në Shqipëri, një fenomen që gjendet kudo.