Çfarë po ndodh mes Kylie Jenner dhe Drake?!

Rreth një javë më parë Kylie Jenner dhe Drake u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin në festën e ditëlindjes së reperit dhe kjo gjë i ra në sy miqve të tyre të cilët më pas rrëfyen disa detaje nga festa për median.

Dyshja e famshme ishin gjatë gjithë kohës pranë duke qeshur e duke kërcyer e sigurisht kjo gjë do t’i bëjë njerëzit të mendojnë se mes tyre ka një shkëndijë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ata u panë sërish bashkë mbrëmjen e Halloween-it në shtëpinë e reperit i cili kishte organizuar një mbrëmje speciale për miqtë e tij.

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se ata janë miq të afërt ka edhe shumë të tjerë që shpresojnë që të ndodhë diçka mes tyre.

Me shume nga: Drake , Kylie Jenner