Aktualitet

Dëmtime në aksin Elbasan-Labinot

Ndërhyrjet në rrugë për shtrimin e rrjetit të kanalizimeve apo energjisë, shpesh herë bëhen shkak për shkatërrimin e tyre. Rasti më i fundit është i aksit kombëtar Elbasan-Labinot, i çarë në çdo 600 metra të tij, ndërsa pas mbylljes së kanaleve janë lënë bordura të ngritura, të cilat shqetësojnë drejtuesit e automjeteve. Në këtë rrugë u punua nga OSHEE-ja për shtrimin e një linje.