Rajoni

Dështon përpjekja për formimin e qeverisë në Bosnje-Hercegovinë

Dështon përpjekja për formimin e qeverisë së Bosnje-Hercegovinës. Në Sarajevë u takuan anëtarët e presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferoviç, Zhelko Komshiç e Milorad Dodik, por nuk arritën marrëveshje. Kreu i serbëve të Bosnjes, kundërshton paketën që përfshin miratimin e një plani për anëtarësimin në NATO. Ndërkaq, mosmarrëveshjet e tij me përfaqësuesit e myslimanëve e të kroatëve rrezikojnë ta zhysin Bosnjen në krizë të thellë.