Rajoni

Dialogu Prishtinë-Beograd, Mali i Zi s’e mbështet korrigjimin e territoreve

Mali i Zi përkrah çdo opsion që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por se korrigjimi i kufijve, nuk i duket ide e mirë. Qëndrimin e shprehu në Prishtinë, Kryediplomati Sërgjan Darmanoviç. Sipas kryediplomatit të Podgoricës, “zgjidhja duhet të nënkuptojë njohje reciproke”.